Një hap para për shtesat e fëmijëve

0
49

Deputetët kanë kërkuar që ndarja e shtesave për fëmijë të fillojë gjatë vitit 2019. Gjithashtu, shuma mujore e shtesave për fëmijë të kategorizohet duke marrë parasysh kriteret përkatëse. Duke përfshirë këtu të hyrat familjare, punësimin e prindërve dhe moshën e fëmijëve.

Në punimet e sotme të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës është miratuar rezoluta nga grupet parlamentare për shtesat e fëmijëve. Rezoluta është miratuar me 61 vota për, 1 kundër dhe 2 abstenime.

Përmes kësaj, Kuvendi i Kosovës i kërkon qeverisë të hartoj dhe zbatoj legjislacionin për ndarje për shtesat për fëmijë në Republikën e Kosovës. /OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu