Ndikimi i rrezatimit të telefonit te meshkujt

0
223

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe medikamenteve (FDA) ka ndërmarrë  një hap, që të kundërshtojë kolegët në një agjenci brenda institutit Kombëtar të Shëndetit. Kjo, pasi pohuan në  një studim te kryer nga ta për efektet e rrezatimit me radio frekuence (RFR) se ka “prova të qarta” që e lidhin këtë rrezatim me një formë të rrallë të kancerit të zemrës.

Shkencëtarët nga Programi Kombëtar i Toksikologjisë (NTP), pjesë e Institutit Kombëtar të Shkencave të Shëndetit Mjedisor brenda Institutit Kombëtar të shendetit, nxorën një raport më 1 nëntor në të cilin ata thanë se studimi tregon qartë se minjtë meshkuj të ekspozuar ndaj këtij rrezatimi zhvilluan në zemer, një formë kanceri që është shumë e rrallë.

Ata gjithashtu thanë se kishte disa prova që treguan që minjtë e ekspozuar meshkuj ishin në rrezik në rritje të zhvillimit të tumoreve në tru dhe gjëndrave mbiveshkore.”Ne besojmë se lidhja midis rrezatimit të radiofrekuencave dhe tumoreve tek minjtë është e vërtetë dhe ekspertët e jashtëm janë pajtuar”.

FDA reagoi menjëherë në të njëjtën ditë.”Pas shqyrtimit të studimit, megjithatë nuk pajtohemi me konkluzionet e raportit të tyre përfundimtar në lidhje me ‘dëshmitë e qarta’ të veprimtarisë kancerogjene në brejtësat e ekspozuar ndaj energjisë radiofrekuese”, “Ne besojmë se kufizimet ekzistuese të sigurisë për telefonat celularë mbeten të pranueshme për mbrojtjen e shëndetit publik”, përfundoi FDA.

Megjithatë, shkencëtarët paralajmërojnë se hulumtimet e reja sugjerojnë se burrat në veçanti duhet të marrin masa paraprake për të minimizuar ekspozimin e zonave të ndjeshme ndaj rrezatimit të celularëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu