- 1.Çdo person mbi tokë luan një rol qendror në historinë e botës.
- 2.Dy gjëra na mbajnë larg nga lumturia: të jetuarit në të kaluarën dhe të vëzhguarit e të tjerëve.
- 3.Kur një person dëshiron me të vërtetë diçka, i gjithë universi “bën plane” për ta ndihmuar që të realizojë ëndrrën e tij.
- Çdo bekim i injoruar shndërrohet në një mallkim.
- Shumica e njerëzve e shohin botën si një vend të rrezikshëm dhe për shkak se ata e shohin kështu, bota rezulton, me të vërtetë, të jetë një vend i rrezikshëm.
- Ne do ta kuptojmë plotësisht mrekullinë e jetës, vetëm kur të lejojmë të papriturën që të ndodhë.
- 7 .Ju mund të verboheni duke e parë çdo ditë si të ngjashme. Çdo ditë është një ditë tjetër. Çdo ditë sjell mrekullinë e vet.
- 8.Jeta është gëzim. Mos e bindni vetën se vuajtja është pjesë e saj.
- Është zemra jote ajo që vendos dhe atë që ajo vendos bëhet ligj.
- Bota nuk ndryshohet nga opinioni yt por nga shembulli yt.