Në Mars mund të ketë prani të ujit madje edhe liqe

0
59

Prej kohësh është menduar se marsi është një planet i thatë dhe shterpë. Por, një gjë të tillë e demantojnë studimet e fundit.

Ato tregojnë se ka më shumë gjasa që të ketë prani uji, duke përfshirë edhe një liqe të mundshëm nën sipërfaqe.

Kjo ka çuar në shpresa të reja, se në fakt mund të ketë jetë në Planetin e Kuq, në varësi të kushteve nën ujë. Tani, një studim i ri, i botuar në “Nature Geoscience”, tregon se çuditërisht depozitimet e lëngut nën sipërfaqen e Marsit, veçanërisht pranë poleve të tij, mund të përmbajnë oksigjen molekular – gjë që është vendimtare për jetën në Tokë.

Kjo e bën  edhe më të mundshme ekzistencën e jetës së mikrobeve, apo edhe kafshëve të thjeshta si sfungjerët. Sipërfaqja e Marsit, ishte 3.8-4 miliard vjet më parë shumë e ngjashme me token, dhe prandaj do të ketë pasur kushtet e duhura për jetë.

Asokohe, ky planet kishte një atmosferë të trashë, dhe ujë të rrjedhshëm në sipërfaqe, një fushë magnetike globale dhe aktivitet vullkanik. Sot, sipërfaqja është e thatë dhe e ftohtë:5 deri në 10 gradë Celsius gjatë ditës dhe -100 deri -120 gradë Celsius gjatë natës. Në fakt, presioni atmosferik tani është më pak se 1 për qind e asaj në Tokë, që do të thotë se çdo lloj uji i rrjedhshëm do të zhdukej shpejt në atmosferë.

Kohët e fundit, misioni i ESA “Mars Express”, zbuloi përmes radarëve prova për ujin e lëngshëm në nën rajonin polar jugor në planet – potencialisht një liqen nëntokësor. Ky ujë, i cili duket gjithashtu i ngrirë, do të kishte një gjerësi prej 20 kilometrash, dhe gjendej i vendosur 1.5 kilometra nën sipërfaqe.

Misionet aktuale në Mars, po na furnizojnë me harta globale të mineraleve nga orbita, si dhe informacione nga sipërfaqja. Rezultatet e fundit të përfshijnë zbulimin e anijes “Curiosity”, se molekulat organike mund të jenë jetëgjata në Mars./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu