Që nga nesër në Prishtinë, do të organizohet “ Zhurma e Artistave pa kufi”.
Këtë event e ka organizuar për herë të katërt, Galeria Qahili. Ku do të filloj nga data 13, dhe do të zgjas deri me datën 17 tetor.
Si në edicionet e kaluara edhe këtë edicion do të marrin pjesë artistë nga vendi dhe rajoni. Artistët që do të marrin pjesë, do të zhvendosin studion e tyre në hapësira të ndryshme të qytetit.
Ky projekt ka për synim që të ofrojë qasje tjetër rreth artit dhe kulturës, e po ashtu promovimin e artit dhe kulturës si dhe integrimin e artistëve, në një pjesë më të madhe të popullatës.
“Zhurma e Artistëve pa kufi” u mundësua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hotel International Prishtina, Miqt Pub, Birra Shok Shoqe, 2B Studio, Hallakate, Pylli i Arinjve, Mono – Problemat. /OxygenPress.info