Shënohet Dita Botërore e Shikimit

0
160

Në  botë, me 12 tetor shënohet Dita e Shikimit.

Kjo bëhet me qëllim të ngritjes së vetëdijes, ndërgjegjësimit dhe vëmendjes globale në verbërinë dhe dëmtimin e shikimit.  Përafërsisht 285 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me shikim të ulët dhe verbëri. Ku 39 milionë prej tyre janë të verbër dhe 246 milionë kanë dëmtim të moderuar ose të rëndë të shikimit. 90% e të verbërve jetojnë në vende me të ardhura të ulëta.

Megjithatë, 80% e dëmtimit të shikimit është i shmangshëm – pra lehtësisht i shërueshëm dhe/ose i parandalueshëm.

Korrigjimi i syve dhe strategjitë e parandalimit të verbërisë janë ndër ndërhyrjet më efektive në kujdesin shëndetësor.

Numri i njerëzve të verbër nga shkaqet infektive është zvogëluar në 20 vitet e fundit.

Rreth 19 milionë fëmijë kanë vështirësi në shikim.

Rreth 65% e gjithë njerëzve të cilët kanë vështirësi në shikim janë 50 vjeç e lart, dhe kjo grup-moshë përbën vetëm 20% të popullsisë së botës.

Rritja e popullsisë së moshuar në shumë vende do të thotë se më shumë njerëz do të jenë në rrezik për dëmtimine shikimit të lidhur me moshën. /OxygenPress.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here