Krejt çka duhet të dini për Poloninë

0
618
Night falls in the old town.

Ultërësirat polake shtrihen deri në Detin Baltik, ndërsa jugu i vendit kufizohet me male, përfshirë vargmalet Tatra që shtrihen deri në Sllovaki. Polonia ndan kufijtë edhe me Gjermaninë në perëndim, Republikën Ceke në jug, Bjellorusinë e Lituaninë në lindje dhe detin  Baltik e rajonin e izoluar rus të Kalingradit në very. Kushtetuta modern daton prej vitit 1997. Polonia I është bashkuar zonës së Shëngenit, më 2007.

 

Okupimi e sundimi…

 

Polonia ka histori të gjatë të okupimit e sundimit nga duqitë e huaja. Gjatë shekullit të tetëmbëdhjetë, vendi ishte ndarë ndërmjet rusëve, prusianëve e austriakëve, por më 1918 e fiton sërish pavarësinë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore sundohej nga nazistët e më pas nga Bashkimi Sovjetik. Pas luftës, Polonia është bërë shtet satelit i sovjektikëve ndonëse Qeveria ishte më tolerante sesa shtetet e tjera komuniste dhe punëtorët atje hapur kundërshtonin sistemin sovjetik.

 

Në Poloni…

  • Shkretëtira në Bledoë në jug të vendit është vetëm një nga pesë shkretëtirat natyrore në Evropë.
  • Marie Kyri, polakja pioniere e studimeve në fushën e radioaktivitetit, ishte shërblyer me cmimin Nobel për fizikë e kimi.
  • Astronomi Nikola Koperniki ishte personi i parë që insistonte se toka nuk është qendra e Universitetit.
  • Astronomi tjetër polak, Johan Heveli, kishte publikuar hartat e para të hënës në shekullin e shtatëmbëdhjetë.

 

 

Fakte rreth Polonisë…

  • Është anëtarësuar në BE në vitin 2004
  • Sistemin politik e ka – Republikë
  • Ka 38,1 milionë banorë
  • Përdor zllotën si valut
  • Kryeqytet e ka Varshavën
  • Polonishtja është gjuhë zyrtare
  • “Czesc” është përshëndetje tipike

 

Solidarnost

Në vitet ’80-të, bashkimi i sindikatave të pavarura “Solidarnost”, I formuar nga punëtorët e kantierit detar të Gdanjskit, u bë qendra e opozitës kundër regjimit sovjetik. Një e treat e klasës punëtore të vendit i është bashkuar sindikatës për një vit, duke përdorur rezistencën qytetare dhe grevat për t’i shtyrë kërkesat e veta për ndryshime shoqërore. Qeveria e përkrahur nga sovjetikët pati tentuar ta shkatërronte sindikatën dhe u ka rezistuar ndryshimeve  disa vjet, por më 1989 ishte detyruar që të lejonte zgjedhje gjysmë të lira. Në fund, është formuar koalicioni qeveritar i udhëheqëur nga Solidarnosti. Më 1990, lideri i Solidarnostit, Leh Valesa zgjidhet president i Polonisë.

Polonia sot…

Polakët kanë standard të lartë jetese, fuqi punëtore të shkolluar dhe ekonomi të fortë. Vendi prodhon vetura, autobusë, helikopterë, anije, tanke, medikamente, ushqim, veshmbathje, qelq, qeramikë dhe kimikate. Është edhe qendër kërkimi e zhvillimi për kompanitë multinacionale si “Heëlett-Packard”, “Microsoft” e “Motorola”. Polonia është e pasur me resurse natyrore, përfshirë zink, hekur, bakër dhe kripë guri.

Kë e njihni?

 

Polakë të famshëm janë fituesja e cmimit Nobel, për fizikë e kimi, Marie Kyri, kompozitori klasik Frederik Shopen, prodhuesja e kozmetikës Helena Rubënshtajn dhe Roman Polanski, filmbërësi hollivudian, fitues i cmimit Oskar. Shkrimtari i lindur në Poloni, Xhozef Konrad, konsiderohet si romancieri më i madh i të gjitha kohëve në letërsi në gjuhën angleze.

 

A keni uri?

 

Pierogi janë toptha brumi të ëmbël, pse pikante, të mbushura me lloje të ndryshme fillesh. Më 24 dhjetor polakët shtrojnë ahengun tradicional “Ëigilia” me haje tradicionale si harenga turshi, supë panxhari me racioli, të përcjella me meny peshku si krap e troftë.

Ëmbëlsira më e pëlqyer është ajo me djathë me fruta në majë.

 

 

Qyteti i kripës…

Miniera e kripës Vjelicka në Poloni është eksploatuar që nga Mesjeta. Gërmimet bëhen në nëntë nivele për 300 kilometra, përfshirë puset, shpellat dhe liqenet. Në të kaluarën kripa ishte e rëndësishme për të ruajtur ushqimet, për të kripur gëzofin dhe për të bërë barut. E quanin edhe “ari i bardhë” dhe përdorej si valutë në vend të monedhave. Në Vjelickë ka një qytet të tërë të nëndhëshëm, me teatër, kafene e faltore ku minatorët luteshin për sigurinë e tyre.

 

Papa Gjon Pali  ll ishte figurë e rëndësishme në luftën kundër komunizmit sovjetik në vendlindjen e tij, Poloninë.

 

BE-ja dhe shëndetësia publike

 

Polonia ka nxjerrë mjekë të mëdhenj, më e shquara prej tyre që Marie Kyri që pati zbuluar radiumin dhe i pati hap rrugë fizikës bërthamore dhe terapisë për trajtimin e kancerit. Marie Kyri ishte e para dhe e vetmja laureate e cmimit Nobel në dy shkenca të ndryshme dhe profesoresha e parë femër në Universitetin e Parisit. Ajo pati zbuluar elementin e parë kimik të cilin e pati quajtur dhe emërtuar Polonium, sipas vendit të lindjes.

Politikat shëndetësore të BE-së

 

BE-ja beson se qytetarët kanë të drejtë për përkujdesje  shëndetësore të standardit të lartë. Politikat e saj të shëndetësisë synojnë që të:

  • Parandalojnë sëmundje dhe epidemi;
  • Promovojnë stil jetese më të shëndetshëm;
  • Mbrojnë njerëzit nga kërcënimet si pandemi gripesh të rëndë.

Secili vend merr përgjegjësinë për përkundjesjen shtetërore shëndetësore, por BE-ja i bashkon të gjithë që të ballafaqohen më sfidat e përbashkëta dhe punon për së afërmi me partner ndërkombëtarë si Organizata Botërore e Shëndetësiësë.

BE-ja ka një strategji shëndetësore për të:

  • Përmirësuar shëndetësinë në popullatën e BE-së që po plaket;
  • Mbrojtur njerëzit nga kërcënimet për shëndetin;
  • Mbështetur zhvillimet e reja në përkujdesje shëndetësore, përpunimin e barnave dhe të teknologjisë se re.

 

Programi i BE-së menaxhohet nga Agjencia Ekzekutive e Shëndetit dhe Konsumatorëve në Luksmburg. Ky trup punon në parandalimin e sëmundjeve duke:

  • Inkurajuar njerëzit që të hanë e pinë shëndetshëm, të bëjnë ushtrime që të parandalojnë kancerin, diabetin dhe sëmundjet e zemrës;
  • Zbulimin e hershëm të sëmundjeve nëpërmjet kontrollave;
  • Dekurajuar pirjen e duhanit dhe keqpërdorimin e alkoolit;
  • Përdorimin e vaksinave kur është e domosdoshme, po e zëmë për epidemic gripesh të rëndë e sezonalë.

 

Qendra Evropiane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në Stokholm përkujdeset dhe vlerëson rreziqet potenciale për shëndetin, si forma të reja të gripeve dhe punon me vendet evropiane. /Të nisemi për në Evropë/OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu