174 mijë dollarë për një ditë!

Polemika të reja për kostot marramendëse të Melanias, bashkëshortes së presidentit amerikan, Donald Trump, pas pretendimeve se ajo ka shpenzuar 174 000 dollarë për një ditë, vitin e kaluar në Toronto, në një hotel ku as nuk fjeti.

Një shifër pothuajse e dyfishuar në krahasim me shumën tashmë të diskutueshme prej 95 000 dollarësh të paguar nga Zonja e Parë për më pak se gjysmë dite qëndrimi në Intercontinental Kairo, në kryeqytetin egjiptian, në fund të turneut të saj në Afrikë.

Kur e pyetën për shpjegime, zyra e Melanias sugjeroi kontaktin me Departamentin e Shtetit.

Zëdhënësja e saj, Stephanie Grisham tha se shpenzimet pjesërisht i atribuohen pishinës, sigurisë, kujdesit mjekësor, komunikimit dhe logjistikës, të gjitha shpenzime ligjërisht të detyrueshme për udhëtimet zyrtare./Atsh/OxygenPress.info