“Ekonomia botërore në rënie”

0
56

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) uli për herë të dytë në dy muaj parashikimet e saj për ekonominë botërore për vitin 2019, duke i bërë thirrje shteteve që të përgatiten për kohë më të vështira dhe që të përforcojnë bashkëpunimin mes tyre për të mënjanuar një luftë tregtare.

OECD ka ulur me 0.2% parashikimin e saj për rritjen ekonomike botërore duke e vendosur në 3.5%, ndërkohë që ajo parashikonte në muajin qershor një rritje prej 3.9%, shkruan Atsh.

OECD konfirmon ngadalësimin e rritjes ekonomike botërore, ndonëse ajo ka mbajtur të pandryshuar parashikimin e saj për këtë vit në 3.7%./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu