“Jehona e zërit të saj”

0
130

Në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit, QKRMT do të organizoj një diskutim publik për efektin e paraqitjes publike të  Vasfije Krasniqi Goodman.

Kjo për qëllim të ngritjes së vetëdijësimit të qytetarëve të Kosovës në thyerjen e paragjykimeve, luftimin e diskriminimit, stigmës, rritjen e ndërgjegjësimit, e mbi të gjitha kërkim për çasje në drejtësi të të mbijeturave të dhunës seksuale dhe integrim të barabartë në shoqëri.

“Një panel i përbërë nga aktivistë të njohur të kësaj qështjeje do të paraqesin opinionet e tyre për ndikimin e rrëfimit të Vasfijes në fuqizimin e vet të mbijetuarve, mbështetjen që mori ajo si dhe për mënyrat si të rrisim edhe më tutje këtë efekt dhe të përmirësojmë gjendjen e të mbijetuarve në Kosovë”, thuhet në njoftimin e QKRMT-së.

Në këtë konferencë do të bëhet edhe lansimi i video-mesazhit realizuar nga Krasniqi Goodman ku ajo bën edhe një herë thirrje për një mbështetje më të fuqishme për të gjithë të mbijetuarit.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të kampanjës “Bëhu zëri im”, që implementohet nga QKRMT dhe Medika Gjakova, dhe mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë dhe Medika Mondiale .

Ngjarja do të mbahet me 5 dhjetor në Kino Armata./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu