Nga Gazmir Raci
Mbyllja e strehimores së qenve endacakë në Pejë para pak vitesh ka bërë që sot qentë endacakë të jenë njëri ndër problemet kryesore që i shqetëson qytetarët e komunës së Pejës.
Rihapja e kësaj strehimore do të duhej të ishte preokupim i pushtetit lokal, sepse do ta ulte numrin e qenve që rrezikojnë jetën e qytetarëve.
Grumbullimi i qenve në një strehimore të tillë, ku ofrohen kushtet optimale është e domosdoshme, pasiqë vrasja e qenve endacakë nuk është zgjidhja adekuate.