Thierry Henry është shkarkuar edhe zyrtarisht nga klubi i fëmijërisë së tij AS Monaco.
Henry e mori ekipin në një gjendje katastrofale, por nuk arriti të lë gjurmë të mëdha duke marrë parasysh edhe numrin e madh të lojtarëve të lënduar. Monaco nuk është treguar aspak e mëshirshme me legjendën franceze, për të cilin ishte përvoja e parë si kryetrajner.
Nga ky largim, Henry pritet t’i fitojë 10 milionë euro ndërsa Monaco ka zyrtarizuar trajnerin e ri, e që nuk është tjetërkush pos të vjetrit Leonardo Jardim. Kjo është bërë sepse Monaco e kishte ende nën kontratë Jardimin dhe do t’i paguajë të njëjtën shumë që i paguante edhe për sa kohë Jardim ishte faktikisht pa punë.