Artistja Adelina Thaçi, në emisionin Oxygen Show ka treguar edhe për “pishmanet” e saj. Duke rrëfyer kështu për gjërat që i kanë mbetur peng në jetë.
“Unë isha shumë e fokusuar në trevat shqiptare, dhe sa herë është përmendur për shembull sa herë me thonin pse nuk po provon t’i thesh kufijtë, në kuptimin që të bëhem e famshme edhe jashtë shtetit, asnjëherë nuk kam qenë shumë e interesime”, tha ajo.
Por, të njëjtin mendim nuk e pati pas disa viteve. Ajo tregon se më pas ishte “pishman”, pse nuk provoi që të bëhet e famshme edhe jashtë shtetit, shkruan OxygenPress.
“Hala besoj që mundet me ndodh ndonjë mrekulli, por kjo mbetet një ëndërr e thyer e imja”, ka përfunduar Thaçi./OxygenPress.info