A paguan tatim Adelina Thaçi?

0
61

E ftuar në emisonin Oxygen Show,  artistja e njohur Adelina Thaçi është pyetur edhe për çështjen e tatimit, dhe a është e rregull në pagesë.

Ajo ka treguar që ka kohë që nuk këndon në dasma, për këtë arsyje edhe nuk paguan.

“Për momentin unë nuk paguaj tatim se nuk kom këndu që sa as në dasma  e as në ahengje. Momentin që filloj me këndu natyrisht  që i detyrohem shtetit”, ka thënë ajo.

Thaçi ka treguar që para 12 viteve kishte marrë një thirrje nga Administrata Tatimore e Kosovës, ku thuhej se ajo kishte borxh deri në 70  mijë euro. Shumë kjo, për të cilën thotë se ajo nuk besonte që ishte për të. Ndërkohë, kur administrata, tregonte ajo, kishte dosje ku tregohej se ajo kishte borxh.

“Unë i thosha asaj punëtores hape dosjen, ndërkohë kur ajo nuk e hapte, ishte e zbraztë. Dikur ajo tha se “ Epo Adelinë kur t’i pam ato klikime në këngën “Shko”, edhe unë isha fituese me atë këngë, edhe ata me tehman e kanë qit. Edhe ajo doli që ishte fallce, isha rendit me disa këngëtarë që çdo të katërtën ditë  kishin dasma  dhe natyrisht që ajo ra në ujë, sepse unë pastaj unë angazhova njerëz”, përfundoi ajo./OxygenPress.info