Ish-sulmuesi i shumë skuadrave të mëdha evropiane, Fernando Torres, ka befasuar me parashikimin e tij për njërën nga ndeshjet më interesante të rrethit të ardhshëm në Ligën e Kampionëve, Atletico Madrid – Juventus.
Torres, i cili pikërisht tek Atletico u bë emër i njohur në futbollin botëror beson se ish-skuadra e tij është favorite në këtë përballje.
“El Ninjo” ka thënë se ata që duhet të shqetësohen më shumë për shortin duhet të jenë torinezët dhe jo ekipi i drejtuar nga “El Cholo” Simeone.
“Çfarë më frikëson te Juventusi? Asgjë. Frikë nga askush dhe asgjë. Në qoftë se, Atletico luan me mentalitetin e zakonshëm dhe i menaxhon ndeshjet në mënyrën e saj, ajo që duhet të shqetësohet është Juventusi”, ka thënë Torres.
Ndryshe, Juventusi llogaritet ndër favoritët kryesorë për ta fituar Ligën e Kampionëve./OxygenPress.info