Si t’i njohim personat acidik?

0
148

Juristja Arjeta Spahiu, gjatë këtyre ditëve ka publikuar disa video të shkurta, që kanë të bëjnë me tema të cilat synojnë  fuqizimin personal.

Ajo përmes këtyre videove, ka dhënë këshilla në lidhje me gjuhën e trupit në negociata, se si të jemi të suksesshëm, gjatë bisedës në raport me tjetrin. E po ashtu se si të njohim njerëzit adicik.

Spahiu tregon se si të sillemi me njerëz të cilët shtiren se janë miq tanë.  Ajo ka renditur pesë personalitete, duke elaboruar kështu tiparet e tyre.

“ Viktimat: Ata janë disa persona të cilët kanë një moto:” Unë nuk mundem, dhe unë nuk di”. Këta persona njihen si vampirë emocional, për arsye se për çdo gjë kanë për të ardhur tek ti duke kërkuar ndihmën tënde.

Arrogantët: Janë persona të cilët modeomos duan të kenë të drejtë. Nëse edhe një mendim sado i vogël i juaji është i kundërt me mendimin e tyre, ata do të hyjnë në debate shumë orëshe derisa të ju bindin , se ata e kanë mirë dhe ju e keni keq”, thotë Spahiu.

Në mesin e këtyre personaliteteve ajo rendit edhe narcizoidët, për të cilët thotë se dëshirojnë të jenë në qendër të vëmendjes, duke mos ju dhënë hapësirë të tjerëve që të flasin. Duke shtuar se të njëjtit gjatë kohës sa ju flisni, janë të shpërqëndruar dhe nuk ju dëgjojnë.

Po ashtu ajo rendit edhe negativët, të cilët çdo herë flasin negativisht edhe nëse gjith çka është duke shkuar mirë. Tutje, në mesin e këtyre personaliteteve ajo rendit kalkulativët, për të cilët thotë se, gjithmonë krijojnë shoqëri në bazë të përfitimeve dhe interesave që kanë.

“Kur të ballafaqoheni me njerëz të këtillë ta dini se në mënyrë të vetëdijshme apo ndërvetëdijshme, ata shpërndajnë emocione acidike, në jetë cdo gjë mund të përmisohet, vetëm koha e kaluar nuk mund të kthehet. Për këtë arsye kujdes se kujt ja dedikon  energjinë tënde”, përfundon Spahiu.