Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Krasniqi në çerekfinale e mundi me IPPON xhudisten spanjolle, Laura Martinez Abelenda.
Ajo ka prekur gjysmëfinalen e botërorit në kryeqytetin hungarez.
Në dy raundet e para, Krasniqi kaloi pa luftë, kurse në të tretin fitoi ndaj Sabina Giliazovas.
Në gjysmëfinale, Krasniqi do të përballet me xhudisten japoneze Natsumi Tsunoda.