Spanja me ullishtet e vjetra aplikon në UNESCO

0
81

Andaluzia ka më shumë se 200 mijë hektarë ullishte. Në provincën e Jaén ka rreth 66 milionë pemë, dhe fermerët këtu besojnë se është pylli më i madh i kultivuar në planet.

Tani zona e quajtur gjerësisht “deti i pemëve të ullirit” shpreson të shtohet në listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Olivares Vivos, ose Olive Alive, është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian për të ndihmuar rajonin anfaluzian të rikuperojë biodiversitetin e ullishteve të saj origjinale.

Organizata thotë se këto pemë kanë mbështetur jetën e njerëzve që jetojnë përreth Mesdheut që para Perandorisë Romake, raporton AP, transmeton Klan Kosova.

Aty thuhet se pema e ullirit është pjesë e kulturës, gastronomisë dhe historisë së qytetarëve të jugut të gadishullit Iberik.

Pemët e ullirit janë shtëpia e më shumë se 686 llojeve të bimëve, 165 specieve të zogjve dhe 58 llojeve të milingonave.

Ato mund të gjenden në më shumë se 20 ullishte që janë pjesë e Olivares Vivos.