Fahrije Hoti, themeluesja e ndërmarrjes “Krusha” dekorohet me urdhrin presidencial “Shotë Galica”

0
225

Fahrije Hoti, themeluesja e ndërmarrjes “Krusha”, në të cilën janë të punësuara pesëdhjetë gra, shumica e të cilave kanë mbetur të veja nga lufta e fundit në Kosovë. Themelimi i shoqatës “Gratë e veja” në vitin 2003 për përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur ishte hapi i parë. Dy vite më vonë, Fahrija filloi një iniciativë vetjake për konservimin e ushqimeve dimërore. Kjo iniciativë në vitin 2010 u shndërrua në ndërmarrjen e njohur “Krusha”. Znj. Fahrije Hoti dekorohet me urdhrin presidencial “Shotë Galica” si gruaja që nuk u ndal kurrë së besuari dhe së guxuari përkundër të gjitha paragjykimeve.

Fahrije Hoti, është themeluese e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, në të cilën janë të punësuara pesëdhjetë gra, shumica e të cilave kanë mbetur të veja nga lufta e fundit në Kosovë.

Ka qenë gjithashtu themeluese e organizatës së personave të zhdukur “Shoqata gratë e veja”.

Fahrije Hoti është nënë e dy fëmijëve dhe njëra nga 200 gratë e Krushës së Madhe që humbën bashkëshortët dhe djemtë gjatë luftës së fundit.