Arjeta Musliu, gruaja që tragjedinë e ktheu në kauzë dekorohet me urdhrin “Shotë Galica”

0
421

Arjeta Musliu, gruaja që vendosi që dhembjen e saj ta kthejë në forcë, duke hapur kështu qendrën këshilluese ‘Ri-Jeta’, që tu dal në ndihmë të gjithë të rinjve që përballen me përdorimin e substancave narkotike. Arjeta është shembull se si sfidat e jetës shndërrohen në motiv për të ndihmuar të tjerët në nevojë, dhe si dhimbja vet mund të na ndihmojë të lehtësojmë dhimbjen e të tjerëve. Për përkrahjen e qindra familjeve, prindërve e në veçanti nënave, znj. Arjeta Musliu dekorohet sot me urdhrin “Shotë Galica”.

Arjeta Musliu nga Ferizaj është adresë e të gjithë konsumuesve të substancave narkotike dhe e familjarëve të tyre.

Ajo është infermiere dhe psikologe, por jo vetëm kaq. Humbi të birin nga konsumimi i substancave narkotike, e tragjedinë e saj e ka kthyer në kauzë.

Qendra “Ri-Jeta” është qendra të cilën e themeloi Arjeta Musliu, qendër cila ofron ndihmë për të gjithë konsumuesit e substancave narkotike dhe familjarët e tyre.