Heset Rrahmani, nga fshati Debëllde i komunës së Vitisë është zhdukur nga data 14 janar.
Ai me këtë datë rreth orës 14:00, kishte shkuar për vizitë tek një kushëri në Shkup nga pika kufitare në Hanin e Elezit.
Sipas vëllaut Rrahman Rrahmani personi në fjalë ka edhe nënshtetësinë e Maqedonisë së Veriut, njofton Klan Kosova.
“Me datë 14 .01 2021 prej Kosovës ka shkuar në Shkup përmes Hanit të Elezit rreth orës 14:00. Ka qëndruar tek një kushëri”.
I njëjti është kthyer nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut të njëjtën ditë rreth orës 17:45.
“Është kthyer në ora 17:46 min me të njëjtën datë në pikën kufitare Bllacë – Hani i Elezit, ka kaluar kufirin me dokment të Maqedonisë, personi ka dy shtetësi”.
Që nga ajo ditë nuk dihet për fatin e tij, njofton Klan Kosova.
Vëllau thotë se rasti është paraqitur në Stacionin e Policisë në Viti.
E rasti raportohet edhe në raportin e djeshëm 24 orësh të policisë.
“PERSON I ZHDUKUR /PKK Hani i Elezit 14.01.2021 – 19:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar (vëllai i tij) është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”.