Granit Xhaka është shndërruar në njërin nga futbollistët më të rëndësishëm të Arsenalit.
Mesfushori shqiptar beson se, shpirti kolektiv do t’i sigurojë skuadrës një vend në “top 4” vendet e para të Premier League, për këtë sezon.
Xhaka formën e tij të mirë e konfirmoi edhe në derbin e madh anglez, Arsenal – Liverpool, që përfundoi me barazimin 1:1.
Ai është shprehur i kënaqur edhe me punën dhe qasjen e trajnerit Unai Emery.
“Ne e dimë çfarë kërkojmë në secilën ndeshje, e analizojmë mirë rivalin, ndërsa trajneri Emery është duke na ndihmuar shumë. Me gjëra të vogla dhe teknike, ai ka ndryshuar shumë lojën tonë. Karakteri ynë tani është më i fortë. Edhe nëse jemi duke pësuar humbje, e rikthejmë rezultatin, ashtu siç bëmë kundër Liverpoolit. E dinim se nuk do ta humbim atë ndeshje dhe loja që bëmë na tregon se jemi në gjendje të renditemi në mesin e katër skuadrave të para”, është shprehur Xhaka.
Ai e ka lavdëruar shumë edhe bashkëlojtarin e tij, uruguaianin Lucas Torreira./OxygenPress.info