Gjumi i keq shkaktohet kryesisht nga shkaqe psikologjike

0
844

Çrregullimet e gjumit shfaqen me sëmundjet psikosomatike

Çfarë janë sëmundjet psikosomatike?

Sëmundjet psikosomatike janë sëmundjet trupore të shkaktuara nga faktorët psikologjikë dhe jo nga ato fizikë. Kur një individ përjeton këto simptoma psikosomatike, çrregullimet e gjumit janë më të shpeshtat dhe më të dukshmet.

Sipas përvojës klinike, fenomenet dhe sëmundjet psikosomatike kanë marrëdhëne të ngushtë. Një pacient i prekur nga sëmundje të ndryshme fizike do të ketë reagime të shumta emocionale, që janë fenomene psikosomatike, por jo sëmundje psikosomatike. Këtu ekzistojnë disa situata klinike: së pari, elementet psikologjike shkaktojnë çrregullim e sistemit nervor autonom (sistem që rregullon procese të caktuara të trupit, të tilla si tensioni i gjakut, frymëmarrja, muskujt etj). Së dyti, këto elemente psikologjike vazhdojnë për një periudhë dhe shkaktojnë çrregullim të funksioneve të sistemeve të organeve të brendshme, të enëve të gjakut dhe të sistemit nervor, por këto çrregullime fizike mund të lehtësohen më vonë. Së treti, kur fenomenet psikosomatike dhe sëmundjet psikosomatike vazhdojnë për një periudhë të gjatë, do të shkaktojnë çrregullime jo të lehta, të cilat çojnë më pas në sëmundje psikosomatike.

Stimujt psikologjikë janë faktorë patogjenë

Stimujt psikologjike në nivelin normal janë stimulij të mirë, por ata të tepërtit janë të dëmshëm si çdo gjë tjetër e dëmshme kur është në sasi të lartë. Në teorinë e Mjekësisë Tradicionale Kineze janë përmendur dëmtimet fizike të shkaktuara nga stimujt e tepërt dhe të vazhdueshëm. Në librin mjekësor “Huang Di Nei Jing”, shkruhet:”zemërimi dëmton mëlçinë, gëzimi dëmton zemrën, pikëllimi dëmton mushkërinë, mendimi dëmton shpretkën, frika dëmton veshkën.” Kjo teori përputhet me vëzhgimet klinike aktuale.

Stimujt e tepërt psikologjik mund të ndikojnë cilësinë e gjumit. Ata persona të cilët përjetojnë një gëzim të madh ka raste kur nuk arrijnë të flenë gjithë natën, por ky fenomen nuk zgjat për një kohë të gjatë. Nëse fenomeni i çrregullimeve të gjumit zgjat për një kohë të gjatë, individët do të ndihen të dobët. Zemërimi i tepërt mund të shkaktojë dhimbje kockash në trup. Zemërimi i shpeshtë për një kohë të gjatë mund të dëmtojë shëndetin e mëlçisë, si dhe të shkaktojë kancer. Të menduarit e tepërt mund të ndikojë gjithashtu cilësinë e gjumit. Stimujt afatgjatë e të menduarit të tepërt janë rrënja e depresionit dhe ankthit. Sipas përvojës klinike, shumë pacientët e prekur nga çrregullimet e gjumit kanë fenomenin e vrasjes së mendjes më shumë se çduhet. Frika është një tjetër arsye që nxit reagim të menjëhershëm dhe faktor predispozues për çrregullimin e gjumit dhe shkak i ankthit.

Faktorët psikologjikë përfshijnë shokun emocional, reagimet e shkaktuara nga presionet, depresion, stres mendor, të rrahura të shpeshta të zemrës, frymëmarrje e përshpejtuar etj. Personat që sapo janë ndarë nga personi i zemrës ose përjetuan zhgënjim në dashuri, s’mund të flenë mirë. Nxënësit që patën rezultate të mira në provim, mund të kenë vështirësi të madhe për të fjetur. Personat që humbën punën ose përballojnë vështirësi në punë do të kenë shqetësime dhe stres. Nëse humbin shumë para do të kenë paqëndrueshmëri emocionale. Konfliktet dhe zhgënimet në martesë mund të shtojnë stresin tonë dhe të shkaktojnë ankth dhe pagjumësi. Largimi nga vendlindja dhe malli për të afërmit e familjarët mund të shkaktojnë probleme me gjumin.

Sipas përvojës klinike ndaj pacientëve me këto probleme, dyshimet dhe frika e tyre ndaj sëmundjeve mund të sjellin gjumë jo cilësor. Shumica e pacientëve me tumor kanë çrregullime me gjumin. Pacientët me sëmundjet kronike shpresojnë riaftësimin e shpejtë dhe kanë më shumë ankth, edhe ata nuk mund të flenë mirë. Në procesin e trajtimeve mjekësore, disa pacientët frikësohen nga efektet anësore të metodave mjekësore apo ilaceve dhe nuk janë rehat në shtretërit e spitalit. Pacientët që shqetësohen për çështjet familjare, të punës, të ardhmen profesionale, mësimet dhe të ardhurat përjetojnë shumë ankth. Personat që kishin shëndet të mirë në të kaluarën dhe një ditë zbulojnë se vuajnë nga sëmundje serioze, mund të përjetojnë traumë. Kur dëgjojnë lajmet e vdekjes së miqve ose të familjarëve, disa persona do të vuajnë aq shumë sa në fund preken nga sëmundje të ndryshme. Ata do të bëjnë shpeshherë analiza mjekësore për t’u siguruar që nuk vuajnë nga asgjë dhe më pas mund të bëjnë një gjumë të mirë dhe të zhvillojnë veprimtaritë e ditës. Të menduarit e tepërt për ekzistencën e sëmundjeve dhe pranimi i informacioneve të padrejta mjekësore nga interneti apo personat e pa autorizuar mund të ndikojnë tek shëndeti psikologjik.

Elementët mjedisore shoqërore si lufta, përhapja e sëmundjeve ngjitëse, aksidentet, zhurmat e qytetit dhe ndotjet e dritës dhe e ajrit mund të ndikojnë gjithashtu cilësinë e gjumit. Në familje, shumë kriza familjare janë faktorët kryesore që shkaktojnë traumë shpirtërore, si vdekja e një prej familjarëve, divorci, vështirësia ekonomike, mbingarkesa e tepërt etj. Sindromat e stresit traumatik mund të shkaktojnë çrregullime të vazhdueshme të gjumit. Në mjedisin e punës, mungesa e interesit për punë, ndryshimi i herëpashershëm i vendeve të punës, marrëdhëniet e tensionuara ndërpersonale, pakënaqësia për mjedisin e punës, gabimet në punë, etj., mund të shkaktojnë tension dhe shqetësim të madh. Simptomat më të hershme të shkaktuara nga këto stimuj janë çrregullimet e gjumit.

Përmirësimi i cilësisë së gjumit mund të shërojë sëmundjet e ndryshme psiko-fizike

Sëmundjet fizike dhe ato psikologjike lidhen ngusht me kushtet trupore. Në teorinë e Mjekësisë Tradicionale Kineze theksohet lidhja mes kushteve trupore dhe gjumit. Shumë sëmundje fizike e psikologjike mund të lehtësohen përmes trajtimit psikologjik dhe përmirësimit të gjumit. Në librin “Huang Di Nei Jing”, shkruhet: “Shumica e njerëzve kanë frikë nga vdekja dhe duan jetëgjatësi. U tregojmë të tjerëve lajme të mira, i këshillojmë të tjerët përmes metodave të përshtatshme, shumica e tyre mund të pranojnë sugjerimet dhe të përmirësojnë shëndetin psikologjik.”

Këto fjalë theksojnë rëndësinë e sugjerimeve psikologjike.

Disa sëmundje psikosomatike mund të lehtësohen me përmirësimin e gjumit. Për shembull: hipnoza është një metodë e mirë për lehtësimin e shumë sëmundjeve psikosomatike. Ulçera e stomakut është sëmundja e parë që kurohet me hipnozë. Përveç kësaj, mjekët zbulojnë se pacientët me hipertension mund të kenë nivel më të qëndrueshëm të tensionit të gjakut, pas një gjumi të mirë. Alergjitë e ndryshme mund të lehtësohen gjithshtu duke përmirësuar cilësinë e gjumit. Dhimbjet e kokës, ankthi para një operacioni dhe problemet e ndryshme psikologjike mund të lehtësohen përmes hipnozës, duke pakësuar përdorimin e ilaçeve qëtësuese./CMI/Oxygen

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here