Nuk janë të pakta triumfet, që shqiptarët zotojnë në botë. Herë në sport, herë në shkencë, e herë në kulturë, ata janë duke na bërë krenar kudo në botë.
Por, kësaj radhe si duket nuk kanë të ndalur sukseset në xhudo, pas Akil Gjakovës i cili para pak ditëve fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian U-23, tani me medalje të artë është stolisur edhe Loriana Kuka.
Ajo ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian U-23, në kategorinë deri në 78 kilogramë, shkruan OxygenPress.
Paraqitja e Kukes ishte fantastike, ku ajo ka mposhtur në finale gjermanen Christina Faber./OxygenPress.info