Linja e re ajrore qё lidhё Kroacinё me Kosovёn

0
462

Zagreb – Prishtinё – Zagreb

Aeroporti Ndёrkombёtar i Prishtinёs vazhdon tё mbetet njё ndёr aeroportet mё atraktive pёr kompanitё ajrore ekzistuese dhe pёr kompanitё e reja.

Njё ndёr linjat mё tё reja qё ёshtё shtuar tani ёshtё edhe ajo e Zagrebit, qe do tё filloj nga data 13 Dhjetor 2021 çdo tё Hёnё, tё Mёrkure dhe tё Shtune me nisje nga Zagrebi pёr nё Prishtinё nё ora 12:15 dhe nga Prishtina nё Zagreb nga ora 14:10.

Operatoret ajror Fly Reiseburo Prishtina, Air Munich dhe Mysky, tash mё, kanё publikuar kёto fluturime nё sistemet e tyre pёr shitjen e biletave.

Kёto fluturime do tё operohen nga kompanitё ajrore Croatia Airlines, Trade Air dhe My Wings.