Situata në Bosnje-Hercegovinë, ku nxitjet nga secesionistët po forcohen dita-ditës janë një burim shqetësimi për BE-në, deklaroi Peter Stano, zëdhënës i Përfaqësuesit të Lartë për Punët e Jashtme, Josep Borrell.
Stano kujtoi se ”javën e kaluar u zhvilluan një seri aktivitetesh politike me vizitat e drejtoreshës për Evropën dhe Azinë Qendrore, Angelina Eichhorst dhe të dërguarin amerikan, Matthew Palmer në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krizën”.
“Misioni ‘Althea’ është i rëndësishëm për stabilitetin e vendit. BE po ndjek diskutimin e planifikuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të vendoset rinovimi i mandatit të misionit evropian’’, shtoi Stano.
“Nuk na takon ne të komentojmë këto diskutime, por presim zgjatjen e mandatit”, shtoi ai.
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ishte fillimisht ishte planifikuar për të martën, por është shtyrë për sot duke shpresuar në arritjen e një marrëveshje me Rusinë.
Sipas medias, Moska, e cila nuk e njeh legjitimitetin e Përfaqësuesit të Lartë për Bosnje-Hercegovinën si ”ruajtës i marrëveshjeve të paqes”, kërcënoi me vendosjen e vetos për rinovimin e mandatit të misionit të përfaqësuesin të Lartë të BE-së në BH.
Schmidt, në raportin e tij të fundit në OKB, paralajmëroi për “rrezikun e menjëhershëm të një ndarjeje të vendit dhe rikthimin e mundshëm të konfliktit’’.
Rusia dhe shumë anëtarë të tjerë të Këshillit të Sigurimit, kryesisht perëndimorë, kanë qenë kohët e fundit në mosmarrëveshje rreth politikës së Bosnje-Hercegovinës.
Disa muaj më parë, Rusia dhe Kina u përpoqën pa sukses të shfuqizojnë postin e Përfaqësuesit të Lartë që Schmidt kishte marrë më 1 gusht, me argumentin se ”pozicioni i tij nuk ishte më i nevojshëm”.
Por, diplomatët perëndimorë në Nju Jork theksuan se ”Këshilli i Sigurimit nuk kishte autoritetin për të vendosur nëse Schmidt do të mbante postin e Përfaqësuesit të Lartë”.
Marrëveshja e Paqes e Dejtonit e vitit 1995, e cila i dha fund Luftës së Bosnjës 1992-1995, kërkon që Këshilli i Zbatimit të Paqes të caktojë një Përfaqësues të Lartë.
Bosnje-Hercegovina me tre grupet e saj kryesore etnike, boshnjakët, serbët dhe kroatët, drejtohet nga një administratë shumë komplekse dhe shumetnike, e kryesuar nga një presidencë tripalëshe.