Kontrollo veten tënde dhe zbulo sa më herët

0
186
Në kujtim të nënës sime, mësueses Rabë e cila në vitin 1995 në SHBA humbi betejën me Kancerin e gjirit në moshën 42 vjeqare.
Asokohe çdo gjë ishte më e mangët, sot egzistojnë mundësi ndaj dhe shpresa është më e fuqishme.
Kontrollo veten tënde dhe zbulo sa më herët.
Ju lutem sa herë të hyni në dush të pastrohehi, palponi gjinjtë tuaj!
Shiqoni ato në pasqyrë….prekni nën sqetullat mos keni ndonjë kokërr/fryerje/nodul limfatik të rritur.
Nëse vëreni ndonjë nga ndryshimet si më poshtë, kërkoni ndihmën e mjekut:
Radiologut për ultrazë të gjirit nëse nën moshën 40, mamografi nëse mbi të 40tat.
Kirurgut torakal apo dhe të përgjithshëm.
Apo dhe mjekut më të afërt familjar i cili ju ndihmon se ku të drejtoheni.
Urojmë që sa më pak Onkologut
Kërko takim me mjekun nëse në gjinjtë tuaj keni:
1. Gungë/kokërr
2. Rrjedhje nga gjiri
3. Thellim nga brenda (Gropëzim)
4. Dhimbje gjoksi apo majës së gjirit
5. Kthim nga brenda e majës së gjirit
6. Skuqje
7. Ndryshime në konsistencë të lëkurës
8. Ndryshime në gjëndra limfatike
9. Enjtje/Edemë
Nga Vjollca Dedushaj