Hapet ekspozita e artistes japoneze, Naho Kawabe

0
111
Në hapësirat e Paper Gallery Prishtina, sot u hap ekspozita “Camera Isolata” nga artistja Naho Kawabe.
Kjo ekspozitë është një projekt i realizuar përmes një granti të veçantë për artistë, gjatë pandemisë Sars-Cov119 nga Hamburgische Kulturstiftung. Motoja e këtij granti është “Arti nuk njeh mbyllje”, e cila mbështet projekte, duke u bazuar në qasjen e një artisti në një botë që është në bllokim (2020).
Termi i prejardhur nga latinishtja “Camera Isolata”, karakterizon një dhomë të mbyllur dhe të izoluar, një hapësirë të izoluar.
Ekspozita përbëhet nga tri video-eksperimente me gjashtë artistë të ftuar.
Në hapje morën pjesë edhe ministri i MKRS, Hajrulla Çeku dhe këshilltari i tij Liburn Jupolli.