Kina ndezi flakën olimpike në Pekin, pasi pishtari ceremonial mbërriti nga Athina, para se kryeqyteti kinez të jetë nikoqir i Lojërave Olimpike Dimërore, në shkurt të vitit 2022.
Lojërat Dimërore do të mbahen nga 4 deri më 20 shkurt, kur Pekini do të bëhet qyteti i parë që do të presë Olimpiadën Dimërore në mes të pandemisë, që do të thotë se spektatorët jashtë shtetit do të përjashtohen.
Në një ceremoni mirëseardhjeje të mbajtur pranë Stadiumit Kombëtar, e ndërtuar për Lojërat Verore 2008, shefi i Partisë Komuniste të Pekinit Cai Qi ndezi një kazan për të simbolizuar ardhjen e flakës Olimpike në Kinë.
Flakja ishte larguar nga Athina më 19 tetor dhe kishte udhëtuar për në Pekin me një fanar të kuq të krijuar në ngjashmërinë e një artefakti të varrit të Dinastisë Han, të bartur nga pishtarë të zbukuruar me të bardhë.
Në fillim të shkurtit të vitit të ardhshëm, 1200 pishtarë do të mbajnë flakën nëpër qytetet e Pekinit dhe Zhangjiakou dhe rrethit të Yanqing, të cilat janë vendet e garave, shkruan Reuters, përcjell Klankosova.tv.
Në një ceremoni në Athinë më 18 tetor, ku flaka iu dorëzua Kinës, tre protestues shpalosën një pankartë ku shkruhej “Jo Lojërave të Gjenocidit” dhe valëvitën një flamur tibetian.
Grupet e të drejtave kanë bërë thirrje për bojkotimin e lojërave të Pekinit për të protestuar kundër asaj që ata e quajtën mizori të të drejtave të njeriut në Tibet, Xinjiang dhe Hong Kong. Kina i ka hedhur poshtë këto pretendime.
Komiteti Olimpik i Greqisë tha se ishte i zhgënjyer që ceremonia e Athinës ishte përdorur për qëllime politike.