SHBA heq kufizimet e hyrjes në kufi për të vaksinuarit

0
158

Pas më shumë se 18 muajsh mbyllje të kufirit, SHBA ka vendosur t’i rihapë ato më 8 nëntor për miliona udhëtarë të vaksinuar kundër COVID-19.

Shtëpia e Bardhë njoftoi në Tëitter datën e pritur me padurim nga çifte të ndara, familje të shpërndara ose turistë në të gjithë botën, pasi premtimit të Uashingtonit muajin e kaluar për të hequr kufizimet për udhëtimet ndërkombëtare “në fillim të nëntorit” për personat e vaksinuar kundër COVID-19.

“Politika e re e udhëtimit në SHBA, që kërkon vaksinim për udhëtarët e huaj drejt SHBA-së, do të hyjë në fuqi më 8 nëntor”, njoftoi administrata Biden.

Ky sistem i ri do të zbatohet për udhëtarët që vijnë me rrugë ajrore, si edhe për ata që kalojnë kufijtë tokësorë me Kanadanë dhe Meksikën./