Drenica bindëse, Ulpiana e mbyll me barazim sfidën me Dritën

0
140

Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e para të javës së 9-të në BKT Superligë. Drenica ka shënuar fitore me rezultat bindës para tifozëve të vet në duel me Feronikelin, me shifrat 4:0.

Kreshnik Uka realizoi dy gola (12’, 60’), derisa Denisson (25’) dhe Baton Zabërgja (43’) kontribuuan me nga një gol. Kjo fitore e rikthen skuadrën kuqezi së paku përkohësisht në pozitën e parë, me 17 pikë, një më shumë se Ballkani.

Në ndeshjen tjetër, Ulpiana arriti t’i gëzohet një pike në duel me skuadrën nënkampione, Dritën, me rezultat 1:1.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Marko Simonovskit, në minutën e 27-të, teksa një pikë skuadrës lipjanase ia siguroi Egzon Qerimi, me supergolin e realizuar në minutën e 56-të nga gjuajtja e lirë.

Pas këtij barazimi Ulpiana ngjitet në pozitën e shtatë, me 7 pikë, derisa Drita, e cila nuk e ka shijuar fitoren në katër ndeshjet e fundit, ngec në vendin e katërt, me 13 pikë.