Ky shtator, ndër më të ngrohtit në 60 vitet e fundit, në Zvicër

0
149

Pjesa më e madhe e verës pothuajse “ra në ujë”, shtatori arriti “ta pajtonte” paksa Zvicrën me motin. Shtatori më me diell në 60 vjet u regjistrua në zona të caktuara të vendit dhe po ashtu u vendosën rekorde edhe për sa i përket temperaturës, shkruan sda.ch.

Me rreth njëzet ditë me diell, shtatori në Zvicër konsiderohet një muaj me mot të mirë.

Sasia e reshjeve mbeti kryesisht nën mesataren. Pjesërisht, këtë shtator nuk ka rënë as një e treta e mesatares së shiut në krahasim me shtatorët tjerë. Kështu ka konstatuar Zyra Federale për Meteorologjinë dhe Klimatologjinë (Meteoschweiz) në një deklaratë të mërkurën.

1.9 gradë mbi normën

Ana veriore e Alpeve në veçanti ka gëzuar ngritje shumë mbi mesataren të kohës me diell. Temperatura e shtatorit arriti një mesatare kombëtare prej 12.1 gradë dhe ishte 1.9 gradë mbi normën e regjistruar nga viti 1981 në 2010.

Temperaturat e larta në shtator zakonisht çojnë në “ngjyrosje” të vonuar të gjetheve. Ngjyrosja e gjetheve në shkallë të gjerë në Zvicër zakonisht fillon në fillim të tetorit, siç shkruan Meteoschweiz.