Vitia: Të hënën hapen çerdhet dhe shkollat – lejohen 20 nxënës në një klasë

0
1258

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka konfirmuar se nga e hëna do të hynë në fuqi masat e reja kundër COVID-19.

Ai në konferencë për media ka thënë se nga 27 shtatori do të nisë mësimi në institucionet parashkollore dhe arsimin parauniversitar, njofton Klankosova.tv.

“Procesi mësimor e arsimit parauniversitar zhvillohet sipas skenarëve përkatës. Parakusht për prani fizike është prania e 20 nxënësve nëpër klasë”, është shprehur Vitia.

Po ashtu Vitia ka theksuar se gastronomisë iu lejohet puna në 50 përqind të shfrytëzimit të hapësirave të brendshme, kurse 70 përqind të hapësirave të jashtme.

 

file:///C:/Users/DELL/Downloads/Masat%20kund%C3%ABr%20COVID-19%20-%2024%209%202021.pdf