JAVA e ndërgjegjësimit për sëmundjet e Gjëndrës TIROIDE

0
1723
Karcinomat e gjëndrës tiroide
Këndvështrim
Kjo gjëndër e vogël por me funksion me rëndësi shumë të madhe e cila është e vendosur në pjesën e përparme të poshtme të fytit nën mollën e adamit.
Si pjesë e sistemit endokrin (sekretues) e cila ka rol në rregullimin hormonal, ajo absorbon/thith/merr jodin nga qarkullimi i gjakut dhe e shfrytëzon për prodhim të hormoneve tiroide të cilat e rregullojnë metabolizmin tek individët përpos tjerash.
Gjëndra ka 2 lobe dhe istmusin/urën lidhëse mes tyre, kur gjëndra e shëndosh është vështirë palpabile (vështirë preket dmth).
Gjëndra e rritur quhet Goiter në angl. apo Stumë/Gushë e cila mund të shkaktohet kur një person nuk merr dozat e mjaftueshme të jodit, në shtetet e zhvilluara mungesa e jodit më nuk është problem ndaj rritja e gjëndrës vjen për shkaqe tjera.
Kur një tumor zhvillohet në tiroide atëherë ndjehet sikur një gungë bukfalisht në qafë në regjionin e poshtëm të qafës.
Tumoret e gjëndrës tiroide
Kanceret e gj.tiroide ngjajnë kur qelizat e shëndosha fillojnë të ndryshojnë, rriten pa kontrollë duke formuar masë që quhet Tumor.
Gj.Tiroide përmban 2 tipe qelizore:
Folikulare të cilat janë përgjegjëse për prodhimin e hormoneve tiroidiene të domosdoshme për jetën të cilat kontrollojnë shumë procese fiziologjike si metabolizmi përmes të cilit kontrollohet a shpejt bëhet djegia e kalorive.
Kjo mund të afektoj/ndikoj në shtimin dhe humbjen në peshë, ritmin e zemrës, temperaturën, sa shpejtë lëviz ushqimi në traktin gastrointestinal (zorrë), kontrollon kontraktimin e muskujve dhe sa shpejtë zëvendësohet qelizat që shuhen.
Qelizat C janë të veqanta dhe prodhojnë kalcitonin (hormoni I cili merr pjesën në metabolizmin e kalciumit).
Sa i përketë tumoreve mund të jenë malinje/kanceroze dhe beninje / jo kanceroze
-malinjet mund të rriten dhe shpërndahen edhe nëpër pjesë tjera të trupit
-beninje mund të rritet por jo të shpërndahet në pjesë tjera të trupit.
Tumoret e tiroides ndryshe quhen NODUSE tiroidiene dhe fatëbardhësisht 90% e tyre janë Beninje.
Kur flasim për kanceret e gj.Tiroide
Janë 5 tipe/lloje të tyre:
PAPILLAR (PTC) I cili zhvillohet në qelizat folikulare që zakonisht rriten ngadal e gjen në njërin lob, vetëm 10-20% të rasteve mund ta gjesh në të dy lobet, është lloji më I shpeshtë nga të gjitha kanceret e gjëndrës.
Është Ca e diferencuar që do të thotë se në mikroskop është I ngjashëm me indin e rregullt.
Ky lloj shpesh infiltron/përhapet në gjëndra limfatike përreth.
2.Folikular (FTC) nga vetë emri na len të kuptojmë se zhvillohet nga qelizat folikulare, poashtu rritet ngadal dhe është i diferencuar por shumë më i rrallë se papillari dhe rrallë shpërndahet në Nyje limfarike përreth.
Papillari dhe folikulari shpesh janë të menagjueshëm mirë, kanë përgjegje të mirë pas trajtimit kirurgjik sidomos kur gjenden herët dhe te moshat nën 50 vjeq.
Bashkërisht Ca papillar dhe folikular përbëjnë 95% të të gjitha llojeve të kancereve të tiroides.
3.Ca I qelizave Hurthle (HTC)apo Hurthel cell karcinoma, zhvillohet nga tip I caktuar i qelizave folikulare dhe ky lloj shumë më shpesh ngjan të përhapet edhe në nyjet limfatike regjionale.
4.Karcinoma Medulare (MTC) zhvillohet në C qelizat dhe ndonjëherë ngjan të paraqitet si rezultat I një sindrome gjenetike që duhet neoplazi multiple endokrine apo (MEN2).
Ky tumor ka tepër pak ose aspak ngjashmëri me indin tiroidien.
MTC mjaftë shpesh mund të kontrollohet nese diagnostikohet dhe trajtohet para se të përhapet në pjesët e tjera të trupit.
MTC llogaritet të jetë 3% e tërësisë së krejt karcinomave të gjëndrës tiroide, 25% e tyre janë me bazë gjenetike/familjare dmth familjarët e pacientit ka mundësi të kenë diagnozë të njëjtë ndaj është mirë të evaluohen/kontrollohen.
Përndryshe ekziston një test që duhet
RET proto-oncogene test (apo shih faktorët e rrezikut) I cili mund të konfirmoj se anëtarët t tjerë të familjes kanë apo jo MTC familjare (FMTC).
5. Karcinoma anaplastike e gjëndrës tiroide (ATC) është formë e rrallë në 1% të numrit të përgjithshëm të kancereve, rritet shpejtë, vështirë e diferencuar që mund të filloj nga një tumor beninj I tiroides.
Mund të futet në kategorinë e qelizave gjigante (Giant cell kategori e caktuar e qelizave tumoroze) sepse rritet shpejtë është më problematike kur bëhet fjalë për trajtimin e suksesshëm.
Çfarë duhet të bëjmë kur kemi një dyshim për ndryshime në gjëndër, është ti drejtohemi mjekut Endokrinolog/e i/e cili/a do të hulumton rastin tuaj përmes testeve laboratorike hormonale, markuese, ultrazërit të gjëndrës tiroide dhe ekzaminimeve shtesë të nevojshme.
Paçi shëndetin !
E juaja
Dr Vjollca Dedushaj Fazliu
Interniste- Endokrinologe