Edhe një xhiro pa shikues

0
68

Federata e Basketbollit e Kosovës ju njofton se ndeshjet e xhiros së dytë në Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll do të zhvillohen pa shikues.

Kjo për shkak të masave nga Qeveria e Kosovës që vlejnë deri më 26 Shtator.

FBK deri më tani ka respektuar masat me përpikëri dhe shpreson që nga xhiro e ardhshme, ndeshjet të zhvillohen me shikues, sipas masave nga Qeveria e Kosovës, duke respektuar masat anti-covid.

Federata e Basketbollit e Kosovës do të respektojë rregullat, ashtu siç i ka respektuar deri më tani, dhe shpreson që do të rikthehen shikuesit sa më shpejt, pasi janë shumë të rëndësishëm për basketbollin e Kosovës.