AJO

0
40
Ajo është një grua
fisnike shqiptare
imëtake me trup
me zemër të madhe
jeton n’katin e parë
në një apartman
i shoqi i ka vdekur
vitin që lamë pas
iu tret buzeqeshja
që nga ai çast
Dikur si dy zogj
rrinin në këtë kopsht
si gjyshër nga perrallat
dhe i donim fort
sot e pashë të vetme
me buqetë në duar
e me ata sy të zinj,
që i shkëlqenin n’lot
më tregoi një ndodhi,
por të bukur fort
U grindën dje im bir
me nuse,bën fjalë
dhe mua mu duk
se qielli u nxi valë valë
sot më erdhi nusja
me lule vrik e vrik
na fal, më tha ,nënë,
mbrëmë të kem mërzitë
mua mrekullia
mu kthye në shpirt !
Poezi nga Hava Kurti Krasniqi