Shtetet evropiane që janë gati t’ju paguajnë për të lëvizur dhe punuar atje

0
471

Pas pandemisë, një fluksi ri i punës nga shtëpia ka bërë që mijëra evropianë të përqafojnë jetën e një ‘nomadi digjital’.

Ky koncept i ri përkufizon këdo që nuk e ka punën të lidhur me vendin ku jeton, pra që mund ta marrë punën me vete, në të shumtën e rasteve pasi puna e tij lidhet me botën digjitale.

Kjo ka bërë që një numër destinacionesh të jenë të gatshme të paguajnë familjet, sipërmarrësit apo rinovuesit e shtëpive për të jetuar e punuar atje.

Vlera e kombinuar e komunitetit të nomadëve digjitalë është një shumë gjigande prej 669 miliardë eurosh, ndaj edhe dëshira e këtyre qyteteve për të investuar nuk është pa vend.

Një studim nga Willima Russell zbulon se gjenden 3 arsye përse një qytet do të paguante dikë për t’u zhvendosur atje:

  • Shpopullimi
  • Stimulimi ekonomik
  • Renovimi i shtëpive

Cilatdo qofshin arsyet, këto janë disa nga vendet më të mira në Evropë, të cilat ofrojnë para në shkëmbim të zhvendosjes së nomadëve digjitalë atje.

Spanjë: qytetet e vogla në Galicia dhe Asturias

Turma spanjollësh po i braktisin fshatrat tradicionale të njohura si pueblas, në favor të qyteteve më të mëdha.

Ndaj qeveritë vendore kanë rënë dakord se mënyra më e mirë për t’i sjellë njerëzit sërish në vendet e tyre janë stimujt financiarë.

Qyteti i Ponga, Asturias i garanton familjeve €3,000 euro për t’i ndihmuar të zhvendosen, plus €3,000 euro të tjera për çdo bebe te re që lind në atë zonë. Kjo qytezë është e mbushur me kisha që ekspozojnë vepra arti që prej shekullit të 17-të dhe popullsia këtu është më pak se 600 banorë.

Një tjetër qyet është Rubiá, e fshehur mes maleve të Galicia-s. Nëse pamjet e mahnitshme të gadishullit Iberik nuk mjaftojnë, bashkia vendore është e gatshme t’ju lidhë një rrogë mujore prej €100-150.

Irlanda: i gjithë shteti

Dëshironi të nisni kompaninë e re Airbnb, Google apo Paypal? Shumë kompani zgjedhin pikërisht Irlandën si qendrën e tyre në Evropë si pasojë e taksave të ulëta dhe lidhjeve me BE-në.

Nomadët digjitalë me një pëlqim për njerëzit e shoqërueshëm, peizazhet e gjelbra dhe prodhimet e freskëta nuk u duhet të shohim më larg. Shteti irlandez ka dizajnuar një skemë ambicioze.

Kriteret për t’u bërë pjesë e Enterprise Ireland janë të thjeshta: duhet të demonstroni që kompania juaj mund të krijojë 10 vende pune dhe të gjenerojë €1 milionë euro shitje gjatë 3 viteve të ardhshme.

Vitin e shkuar, kjo skemë i dha bizneseve të reja mbi €120 milionë euro.

Zvicra: përgjatë maleve Alpine

Një shpërngulje në malet zvicerane do t’ju bënte $25.200 dollarë më të pasur dhe është njohur si një nga grantet më bujare në të gjithë botën që prej vitit 2017.

Ajri i pastër alpin, një nga sistemet shëndetësore dhe arsimore më të mira në botë dhe rrogat e larta janë pika tërheqëse për këdo. Por, ka një kleçkë.

Njerëzit që shpërngulen në Alpine duhet të bien dakord që të jetojnë atje për të paktën 10 vjet dhe gjithashtu duhet të jenë shtetas zviceran nën moshën 45 vjeç.

Italia: Shtëpia €1 në Sicili, Sardenja dhe më tej

Plot me kulturë, ushqime të shijshme dhe mot të shkëlqyer, është e thjeshtë të kuptosh përse kaq shumë zona në Itali po përdorin sharmin e tyre për të tërhequr sa më shumë nomadë digjitalë…

Trendi më i ri është ai i pronave për 1 euro. Qëllimi është tërheqja e njerëzve kreativë të cilët kanë disa kursime, për t’i dhënë jetë dhe gjallëri këtyre shtëpive të cilat e kanë humbur disi lavdinë e mëparshme.

Rajone që ofrojnë të tilla skema përfshijnë:

  • Sicilinë
  • Sardenjën
  • Abruzzo-on
  • Milanon

Itali: Fshatrat në Pulia, Abruzzo dhe Kalabri

Nëse nuk ju pëlqen renovimi i shtëpive, atëherë ka shumë vende të tjera që nuk ju kërkojnë të bëni investime. Këto vende në fakt, janë të gatshëm t’ju paguajnë për të jetuar atje.

Candela, për shembull. Ky fshat mesjetar në zonën e Pulias është quajtur “Napoli i vogël” për shkak të bukurisë dhe jetesës së qetë.

Ju mund të merrni €800, €1,200, apo edhe €2,000 në varësi të të qenit një udhëtar i vetëm, çift apo familje. E vetmja gjë që ju duhet është një rrogë vjetore mbi €7,500 euro dhe një aplikim për rezidencë.

Vende të tjera si Santo Stefano di Sessani në rajonin e Abruzzo-s nuk janë shumë larg Romës.

Këto qytete me kalldrëm kanë nisur të ofrojnë grante deri në €44,000 për të tërhequr banorë të rinj nga mosha 18-40 vjeç, me pritshmërinë që ju duhet të hapni një biznes gjatë qëndrimit tuaj atje.

Dhe së fundmi, Kalabria.

Shumë vende në këtë rajon kanë mbetur me më pak se 2000 banorë.

Aplikantët duhet të jenë nën moshën 40 vjeç për të aplikuar, dhe mund të kenë të drejtë të përfitojnë nga €1,000-€8000 në vit për 2-3 vjet./Euronews