Kosova përballë Andorrës në gjysmëfinale

0
49

Kosova U18 po zhvillon një kampionat mjaft të mirë në FIBA European Challenger, që po zhvillohet në Tiranë.

Dardanët e rinj shënuan fitore ndaj Shqipërisë 85:62 dhe ndaj Moldavisë 45:108, duke qenë liderë të Grupit F me dy fitore në dy ndeshje të zhvilluara.

Kosova në gjysmëfinale do të përballet me Andorrën, takim që do të zhvillohet të shtunën nga ora 16:00 në Tiranë.

Andorrasit u renditen në vendin e dytë në Grupin G, me dy fitore dhe një humbje. Andorra mundi Gjibraltarin 62:51 dhe Maltën 57:75, kurse pësuan nga Luksemburgu 71:68.

Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet mes Luksemburgut dhe Shqipërisë, të shtunën nga ora 19:00.

Turneu përfundon të dielën, ku do të zhvillohet finalja, ndeshja për vendin e tretë dhe për pozitat 5-7.