Disa mënyra për t’u mbrojtur gjatë verës nga temperaturat e larta

0
41

Nëse kaloni kohë jashtë gjatë verës, keni shanse që të përjetoni djegie nga dielli ose të dehidratoheni, nga të dyja këto mund të keni komplikime shëndetësore.

Nga rrezatimi ultravjollcë i diellit mund të keni kancer të lëkurës, mund të pësoni ngërçe dhe lodhjen të madhe.

Por ka disa mënyra përmes të cilave ju mund të shmangni komplikimet nga ekspozimi i tepërt në diell duke mbrojtur lëkurën tuaj dhe duke qëndruar të hidratuar, shkruan MedStar Health, transmeton Klankosova.tv.

Kërkoni hije kur dielli është shumë i fortë

Rrezatimi ultravjollcë nga dielli është shkaktari kryesor i kancerit të lëkurës, kanceri më i zakonshëm nga rrezet ultraviolet në SHBA ndodh midis orës dhjetë të mëngjesit dhe tre pasdite, kështu që është e rëndësishme që të planifikoni mirë ditën tuaj dhe të reduktoni daljet gjatë kësaj kohe.
Nëse keni plane të shkoni për vrap, të kaloni kohë në liqen ose të shkoni në plazh sigurohuni që të kërkoni hije gjatë këtyre orareve.

Vishni veshje të duhur

Veshja e duhura është një nga mënyrat më të mira dhe më të lehta për të mbrojtur veten nga dielli derisa udhëtoni ose kaloni kohë jashtë.
Dr.Jasmeet Singh Bhogal, Drejtor Mjekësor Rajonal i Kujdesit Urgjent në MedStar Health rekomandon të vishni një këmishë me mëngë të gjata, e cila ofron mbrojtje në pjesë të sipërme të trupit tuaj, derisa vishni pantallona për të mbuluar tërësinë e këmbëve tuaja. Të mbash një kapelë dhe syze dielli së bashku gjithashtu mund të funksionojnë për të mbrojtur fytyrën tuaj nga ekspozimi në diell.

Përdorni kremin e duhur të diellit

Është e rëndësishme të përdorni krem mbrojtës nga dielli çdo ditë veçanërisht gjatë verës, kur kalojmë më shumë kohë jashtë, dielli është më i fortë dhe ditët janë më të gjata. Kjo pasi kremi kundër diellit ndihmon në parandalimin e rrezatimit ultraviolet që të arrijë në lëkurë.

Dr. Jasmeet Singh Bhogal rekomandon të zgjidhni një krem mbrojtës që ka një SPF 25 ose më të lartë. Përdorimi i një kremi mbrojtës SPF 25 në mënyrë tipike parandalon lëkurën tuaj të skuqet ose digjet 25 herë më shumë sesa nëse nuk keni përdorur krem mbrojtës.