Arben Vitia: Testet për COVID-19 donacion nga Serbia, do të asgjësohen

0
285

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë senacës së Kuvendit të Kosovës, është deklaruar për një mijë testet që Serbia ia kishte dhuruar si donacion Kosovës gjatë qeverisë Kurti 1.

Vitia, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, njoftoi se këto teste do të asgjësohen.

“Bazuar në të dhënat e IKSHPK-së ato ruhen si shumica e materialeve tjera dhe nuk janë përdorur asnjëherë. Ato do të trajtohen si materialet tjera me afat të skaduar. Meqë nuk kërkohen procedura të veçanta të asgjësimit, kjo nënkupton se do të asgjësohen në mundësinë e parë bashkë me mbetjet tjera”, ka thënë ai, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Vitia ka thënë se problem është edhe asgjësimi i shumë barërave të cilat janë blerë nga qeveritë e kaluara, e që tani janë me afat të skaduar.

“Hallin më të madh qeveria e ka me tonelata barëra të cilat kërkojnë procedura specifike për asgjësim, të cilat janë blerë nga qeveritë e kaluara, e që fatkeqësisht tani janë me afat të skaduar, mirëpo edhe kësaj do i bëjmë një zgjidhje”.