Çfarë është sëmundja autoimune e tiroides?

0
328
Nga Vjollca Dedushaj – Fazliu

Shpesh ngjan të pyesin pacientët se çfarë do të thotë ai çrregullim gjëndrre, një shkurtesë apo analizë e kërkuar.

Me qëllim të sqarimit në masë shihni si më poshtë
SHKURTIMET dhe PËRKUFIZIMET
Sëmundja autoimune e tiroides: janë një grup çrregullimesh që shkaktohen nga antitrupat që hutohen/gabimisht dhe sulmojnë tiroiden tuaj. Këto antitrupa ose mund të nxisin tiroiden të prodhoj shumë hormon si (sëmundja e Graves, hipertiroidizmi) ose ta pasivizojnë atë që të mos prodhojë mjaftueshëm hormon si (tiroiditi i Hashimoto, hipotiroidizmi).
Hipotiroidizmi: një gjendje ku gjëndra tiroide është jo-aktive dhe nuk prodhon mjaftueshëm hormon tiroide për nevojat e tuaja të përditshme.
Trajtimi kërkon marrjen e pilulave të hormoneve tiroide në mënyrë që të bëhet zëvendësimi I sasisë së hormonit që I mungon trupit që të funkcionon si duhet.
Hipotiroidizmi subklinik: është një formë e butë e hipotiroidizmit ku i vetmi nivel i anormalitetit të hormoneve është një TSH i rritur.
Ekzistojnë polemika nëse kjo duhet të trajtohet apo jo prandaj Endokrinologu juaj do ta vendos këtë në bazë të shenjave që keni, moshës dhe të dhënave tjera mjekësore.
Hipotiroidizmi I qartë: hipotiroidizmi i qartë një TSH i rritur dhe një nivel i zvogëluar i T4.
Të gjithë pacientët me hipotiroidizëm të çartë zakonisht trajtohen me pilulë të hormoneve tiroide.
Tiroiditi Hashimoto: është shkaktari më i zakonshëm i hipotiroidizmit në Shtetet e Bashkuara.
Shkaktohet nga antitrupat që sulmojnë tiroiden (duke e njohur si trup të huaj psh bakterje apo virus) e pasivizojnë “lodhin” atë dhe me kohën gjëndra humb funcionin e të prodhurarit hormon.
Tiroiditi: inflamacion/ndezje e tiroides, më së shpeshti shkaktohet nga antitrupat që sulmojnë tiroiden siç shihet në tiroiditin Hashimoto dhe tiroiditin post-partum.
Mund të rezultojë gjithashtu nga një infeksion në tiroide.
Ekografia/Ultrazëri i tiroides: një test i zakonshëm i imazhit që përdoret për të vlerësuar strukturën e gjëndrës tiroide. Ekografia përdor valët e zërit për të krijuar një pamje të strukturës së gjëndrës tiroide dhe për të identifikuar dhe karakterizuar me saktësi nyjet brenda tiroides.
Ekografia përdoret gjithashtu shpesh për të drejtuar gjilpërën gjatë një biopsie të nyjes tiroide.(Noduset tiroidiene).
Antitrupat TPO dhe antiTG : këto janë antitrupa (“trupat” ushtarët tanë të forcës imunitare) që sulmojnë tiroiden në vend të baktereve dhe viruseve, ato janë një shënjues për sëmundjen autoimune të tiroides, e cila është shkaku kryesor themelor për hipotiroidizëm dhe hipertiroidizëm në Shtetet e Bashkuara.
TSH: Hormoni stimulues i tiroides – prodhuar nga gjëndrra e hipofizës që rregullon funksionin e tiroides; gjithashtu testi më i mirë i depistimit/vëzhgimit/përcjelljes për të përcaktuar nëse tiroide po funksionon normalisht apo nëse ne jemi duke e mbajtur mirë me sasi hormoni trupin tonë kur jemi nën trajtim hormonal.
Te Endokrinologu lajmëtohuni nëse keni simptoma apo dhe ekzaminoni tiroiden tuaj në pak hapa, ndryshimet që vërehen me sy dhe nuk kanë qenë ashtu më parë duhet të ju drejtojnë drejte e të mjeku I hormoneve ENDOKRINOLOGU: