Unè, biri yt i pangopur, bab!

0
368
I morra krejt qè i pate!
Morra tokèn e gjyshit, qè ta dha baba.
Qè e jotja kurr su bà.
Morra penzionin tànd, bab.
Dasmèn e banà, me t’mirat tua.
Ty nuk t’ftova, bab.
Bab, edhe shokèt tu, t’mijt u banè.
Me ta dal, flas, edhe shkon buza n’gaz.
Nuk qajmè, se ti s’ke qajtè.
E unè ngihna, veq kur i marr, çdo!
Qe e ki pas.
Dashninè e nanès, pèr ty, e morra unè, bab!
Edhe urimin e mèngjesit, kur hapet dera e shpisè.
Bashkè me pritjen e mramjès, m’takojnè mu.
Ta morra bab, figurèn e t’pathyeshmit n’sytè e djalit tànd
Qè sot, mu.
T’madhin vlla, e sheh si madhèshtor qè mban n’trup teshat e babès.
Njèjtè qysh t’shihsha unè ty.
Tanat, bab!
Konaki yt sot thirret n’temin emèn, e njerzia m’nerojn si burrè, mue, fminè tand t’parè.
Veni n’krah t’vllaznive tu e mban emnin tem bab,
E mue m’ranon setra jotè e madhe, e kpucat qè s’mvijn taman, bab!
Hala s’jom ngop, bab!
Edhe pse foli me fjalè tuat, qè s’vijn me zanin tand.
Edhe pse eci me kryt naltè, si Pashè, e beglerè s’jam.
Edhe kur me duèr t’mijat shkruej mbi gur t’varrit tand, edhe qat’her ta vjedhi ni hise, bab!
Ti vjedhi kujtimet e mija qe si maj n’men prej fjalève t’tjerve qe me ty sun i ndajnè ma!
Ti vjedhi fjalèt e tua n’ditèn e parè tem me qantè n’krah e ja jap djalit tèm, bab!
Ta vjedhi edhe hakun e dhimtès djalit pèr babèn qè so, kur nalen lot e mi para atyne qe n’mu e shohin babèn tem, se unè nuk u ngopa, bab!
Se hala, muj.
Me ndje mungesèn tande ma shumè.
Kur botèn e maj n’ni sy, edhe nuk m’del boll.
Del e shprazun, se s’je ti bab.
Muj me ndje dhimtèn kur hiset e tortès dalin ma t’mdhaja,
e ditlindjet gzime s’janè,
as tupanat mo muzikè s’bajn,
as mali e deti mo pushimè s’janè,
as faqet e mbushuna me shkronjat qe mi msove ti, libra s’janè,
as nanà e vllau familje s’jane!
Se s’je ti, bab!
Djali yt, nuk ngopet, bab!
Pa ty, kurr asnjo, asgjà
S’bohet mjaft…
-Milot Tytyri