Mësoni kush janë sot nga Kosova në lojërat Olimpike Tokio 2020

0
259
në Olimpiadë kanë garuar vëlla e motër, Nora dhe Akil Gjakova.
Nora Gjakova (-57kg) në gjysëmfinale, Akil Gjakova ndeshet në repesazh!

Nora në raundin e parë ishte e lirë, në raundin e dytë mposhti me Wazaari holandezen, Sanne Verhagen.

Në çerekfinale ajo mposhti me Wazaari dhe Ippon sllovenen, Kaja Kajzer.
Atë në gjysëmfinale e pret japonezja, Kampionia e Botës 2018, Yoshida Tsukasa.

Akil Gjakova (-73kg) në raundin e parë mposhti me Ippon garuesin nga Jemeni, Ahmed Ayash.

Akili në raundin e dytë e mposhti me Wazaari dhe Ippon zvicerranin, Nils Stump.
Në raundin e tretë ai mposhti me Wazaari suedezin, Tommy Macias.

Gjakova në çerekfinale humbi me Wazaari në vazhdime, kundër garuesit nga Mongolia, Tsogtbaatar Tsend-Ochir.

Pas asaj humbje ai u kualifikua të ndeshet në repesazh ku do ta ketë përball garuesin nga Azerbajxhani, Rustam Orujov.
Fat dhe suksese për Nora e Akil Gjakovën! 🙏🏻🙏🏻🙏🏻