Historia frymëzuese e gruas që u bë nënë 66 vjeçe

0
180

Adriana Iliescu u diskutua gjatë në media. Ajo e lindi fëmijën e parë 66 vjeç dhe hyri kështu në librin e rekordeve Guinness.

Kur Adriana ishte 20 vjeçe u martua por burri i saj ishte kundër lindjes së fëmijëve. Kështu ajo u nda dhe iu përkushtua punës si mësuese.

Për 9 vite me radhë Adriana u përpoq të sillte një fëmijë por pa sukses, derisa zgjodhi fertizilimin in vitro. Në atë kohë ishte 66 vjeçe dhe ishte një risk i madh. Shumë njerëzve rreth saj iu duk ky vendim egoist dhe i padrejtë. Por ajo e kishte vendosur.

 

Eliza, vajza e saj lindi prematurë, kurse dy bebet e tjerë nga shtatzënia me trinjakë, nuk mund të mbijetonin. Adriana iu përkushtua vajzës me ndihmën e murgeshave që ishin të vetmet që i qëndruan pranë. Pjesa tjetër e shoqërisë ishin skeptokë: Si do t`ia dilte ajo për ta rritur.

Adriana është mbi 80 vjeçe dhe punon ende mësuese, kurse Eliza studion dhe ka fituar shumë konkurse. Ato jetojnë të dyja, të lumtura.