Monday, September 20, 2021
BallinaAnkandOsmani u prit në takim nga ministri i Jashtëm i Japonisë, Toshimitsu...

Osmani u prit në takim nga ministri i Jashtëm i Japonisë, Toshimitsu Motegi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në një takim nga ministri i Jashtëm i Japonisë, Toshimitsu Motegi, të cilit i ka shprehur mirënjohje  dhe falënderim për mbështetjen që ky shtet i ka dhënë Kosovës, në vazhdimësi.

Në këtë takim, Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë e thellimit të raporteve me Japoninë, duke e konsideruar këtë shtet, partner strategjik të Kosovës.

“Republika e Kosovës është partneri më i besueshëm në Ballkan i Japonisë, ndaj presim nga ajo mbështetje të mëtejme për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, respektivisht marrjen e njohjeve të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, ka theksuar Presidentja Osmani në takim me ministrin Motegi.

- Reklama -

Sipas Presidentes Osmani, të dy shtetet mund ta rrisin bashkëpunimin, duke ftuar investitorët japonezë të investojnë në Kosovë. Ajo u shpreh se ka hapësirë të rritet bashkëpunimi edhe në fushën e arsimit, mbrojtjes, shëndetësisë, mjedisit etj., me ç’rast konfirmoi gatishmërinë e palës kosovare për angazhim të plotë në këtë drejtim.

Në vazhdën  e takimeve me krerët shtetërorë të Japonisë, Presidentja Osmani pritet ta takojë edhe kryeministrin japonez Yoshihide Suga.

ARTIKUJ TË NGJAJSHËM

MË TË SHIKUARAT