The Telegraph rendit Shqipërinë në 4 vendet më të mira për të udhëtuar

0
145

Shqipëria ka një numër shumë të ulët rastesh me COVID-19, duke i shtuar këtu edhe një fushatë të mirë vaksinimi masiv. Shqiptarët, këtë e dinë.

Mirëpo, tashmë, edhe të huajt kanë filluar ta dinë!

E përditshmja britanike “The Telegraph”, ka bërë një zbardhje të situatave epidemiologjike në Evropë, duke e renditur Shqipërinë si vendin e katërt për nga rastet më të ulëta me COVID-19. Madje, nëse do të shqyrtojmë thjesht vendet bregdetare, Shqipëria është vendi më i favorshëm, që ofron turizëm detar.

Vetëm tre vende, kanë situatë më të mirë: Islanda, Polonia dhe Rumania. Mirëpo, asnjë prej tyre nuk ofron plazhet e smeraldta shqiptare. Përpos kësaj, edhe çmimet më të favorshme se tre vendet e lartpërmendura.

Kroacia, është rivale e drejtpërdrejtë në këtë aspekt. Por, ka rreth 12 raste për 100 mijë banorë më shumë se në Shqipëri. Ndaj, dallimi është i dukshëm.

Vendet e rajonit janë të renditur me situatë të mirë epidemiologjike krahasuar me Evropën. Kjo, përpos Greqisë, e cila rreshton ende numër të lartë rastesh ditore.

Shqipëria ndërkaq është në një situatë shumë më të mirë edhe se sa vendet e Bashkimit Evropian.

Qipro, Spanja apo Malta, vende të rekomanduara ndër dekada për turizëm, janë në krye të listës më jo të favorshme për të udhëtuar. Kjo, pasi aty ka masa shtrënguese shtesë, për të parandaluar virusin.

Turistët, sigurisht, nuk e duan këtë gjë.

Ndaj, për britanikët, “The Telegraph” rekomandon Shqipërinë.