π‘·π’†Μˆπ’“ π’‰π’†π’“π’†Μˆ π’•π’†Μˆ π’‘π’‚π’“π’†Μˆ, π’†π’Žπ’†Μˆπ’“π’π’‰π’†π’• π‘²π’π’Žπ’Šπ’”π’Šπ’π’π’Š π’”π’‰π’•π’†π’•π’†Μˆπ’“π’π’“ π’‘π’†Μˆπ’“ π’—π’π’†π’“π’†Μˆπ’”π’Šπ’Žπ’Šπ’ 𝒆 π’…π’†Μˆπ’Žπ’†π’—π’† π’π’†Μˆ π’•π’“π’‚π’”π’‰π’†Μˆπ’ˆπ’Šπ’Žπ’Š π’ˆπ’‹π’‚π’•π’†Μˆ π’π’–π’‡π’•π’†Μˆπ’” π’”π’†Μˆ π’‡π’–π’π’…π’Šπ’• π’π’†Μˆ π‘²π’π’”π’π’—π’†Μˆ

0
58
Qeveria e KosovΓ«s, nΓ« mbledhjen e 19-tΓ« ka marrΓ« vendim pΓ«r emΓ«rimin e Komisionit ShtetΓ«ror pΓ«r hulumtimin, regjistrimin, inventarizimin, vlerΓ«simin dhe dokumentimin e objekteve tΓ« trashΓ«gimisΓ« kulturore dhe historike tΓ« shkatΓ«rruara gjatΓ« luftΓ«s sΓ« vitit 1998 dhe 1999.

Ky komision ka pΓ«r detyrΓ« tΓ« hulumtojΓ«, grumbullojΓ« dhe administrojΓ« tΓ« gjitha informatat dhe dΓ«shmitΓ« e nevojshme nga arkivat publike dhe jopublike si dhe nga tΓ« gjitha burimet e tjera tΓ« besueshme tΓ« informacionit zyrtar me qΓ«llim tΓ« realizimit tΓ« plotΓ« dhe nΓ« mΓ«nyrΓ« shteruese tΓ« detyrΓ«s pΓ«r hulumtimin, regjistrimin, inventarizimin, vlerΓ«simin dhe dokumentimin e objekteve kulturore dhe historike tΓ« shkatΓ«rruara gjatΓ« luftΓ«s sΓ« vitit 1998 dhe 1999.
Komisioni obligohet tΓ« hartojΓ« raporte pΓ«r MinistrinΓ« e KulturΓ«s, RinisΓ« dhe Sportit, dhe tΓ« njoftojΓ« edhe ZyrΓ«n e Kryeministrit. NΓ« fund punΓ«s, pΓ«rkatΓ«sisht mandatit tΓ« tij, komisioni obligohet tΓ« hartojΓ« njΓ« raport pΓ«rfundimtar sΓ« bashku me njΓ« vlerΓ«sim tΓ« dΓ«mit dhe/apo rΓ«ndΓ«sisΓ« historike, kulturore, shoqΓ«rore dhe shpirtΓ«rore tΓ« objekteve tΓ« shkatΓ«rruara si dhe tΓ« kostos sΓ« pΓ«rafΓ«rt financiare tΓ« tyre.

Ministri, z. Hajrulla Γ‡eku e ka vlerΓ«suar si moment shumΓ« tΓ« rΓ«ndΓ«sishΓ«m kΓ«tΓ« vendim tΓ« qeverisΓ«, pasi zyrtarisht e nisim procesin pΓ«r tΓ« kΓ«rkuar llogari dhe dΓ«mshpΓ«rblim nga Serbia pΓ«r shkatΓ«rrimin e qΓ«llimshΓ«m tΓ« qindra monumenteve tΓ« KosovΓ«s.
Komisioni shtetΓ«ror pΓ«rbΓ«het nga 14 anΓ«tarΓ« tΓ« cilΓ«t janΓ« jenΓ« profesionistΓ« dhe pΓ«rfaqΓ«sues tΓ« institucioneve shtetΓ«rore dhe profesionale, si dhe profesionistΓ« ndΓ«rkombΓ«tarΓ«.

Mbi kΓ«tΓ« dokument dhe nΓ« pajtim me standardet ndΓ«rkombΓ«tare do tΓ« pΓ«rpilohet edhe kΓ«rkesa pΓ«r dΓ«mshpΓ«rblim, ka sqaruar ministri Γ‡eku.