Më 21 korrik deri më 18 gusht është periudha e investimeve për Bono të Diasporës

0
58
Arkiv
Arkiv

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjithë qytetarët, veçanërisht mërgimtarët, se në kuadër të implementimit të Programit të Qeverisë së Kosovës, ka bërë të gjitha përgatitjet për emetimin e Bonove të Diasporës, ku periudha për investim është nga data 21 korrik 2021 deri më 18 gusht 2021.

Për më shumë informata ju lutem referojuni informatorit të bashkangjitur për Bono të Diasporës të përgatitur nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.