Dyshimet se qindra banorë u helmuan nga uji, kryetari i Deçanit mban konferencë për media

0
390

Dje qindra banorë të disa fshatrave kanë kërkuar ndihmë në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan.

Dyshimet e para janë që shkak i helmimit është uji.

Simptomet që i kanë përcjell këta qytetarë janë vjellje dhe diarre (barkqitje).

E për këtë shkak kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, do të mbajë konferencë për media në orën 14:00.

Ramosaj e bëri këtë të ditur nëpërmjet një njoftimi në Facebook.

“Të nderuar përfaqësues të mediave të shkruara dhe elektronike , ju njoftoj se, për situatën e krijuar rreth helmimit të qytetarëve të komunës sonë, sot, në ora 14:00 do të mbajë konferencë për media, në objektin e komunës. Gjithë të interesuarit rreth kësaj teme, jeni të ftuar të jeni pjesë e kësaj konference!”.