Viktima dhe mijëra hektarë pyje të djegur pas temperaturave ekstreme

0
215

Digjen mijëra hektarë tokë në perëndim të SHBA, ku një valë ekstreme e nxehtësisë ka sjellë temperatura rekord.

”Komunitete të tëra janë evakuuar ndërsa zjarrfikësit luftojnë flakët edhe në situata ekstreme”, raporton BBC.

Në Arizona, dy zjarrfikës vdiqën në përplasjen e avionit të tyre, ndërsa përpiqeshin të shuanin zjarret.

Temperaturat më ekstreme u regjistruan në Las Vegas me 47,2 gradë Celsius.

”Të paktën 78 persona humbën jetën javën e kaluar pas temperaturave ekstreme në Uashington”, njoftoi Departamenti amerikan i Shëndetit.

Një valë të nxehti ka përfshirë Paqësorin Veriperëndimor në fund të qershorit.

Departamenti theksoi se ”shumica e vdekjeve ndodhën në kontetë King dhe Pierce. Konteja King ka raportuar të paktën 15 vdekje, ndërsa ajo e Pierce konfirmoi 12 vdekje të lidhura me nxehtësinë”.

”Dita më vdekjeprurëse e valës së të nxehtit ishte 29 qershori, kur humbën jetën 33 persona”, sipas këtij departamenti.

Nxehtësia është shpesh një vrasës i heshtur që përkeqëson kushtet bazike shëndetësore.

Mbetet i habitshëm fakti që vetëm një pjesë e vogël e atyre që vdesin kanë si shkak hiperterminë, thënë ndryshe momenti kur trupi mbinxehet në mënyrë të rrezikshme./ATSH